Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 105, datë 5 qershor 2020

Më datë 3.6.2020, Këshilli i Ministrave përmes aktit normativ nr. 23/2020 vendosi të shtojë një dispozitë kalimtare në ligjin nr. 8668/2000 “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar. Dispozita e lartpërmendur zgjat afatin e vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, deri në datën 31 dhjetor 2020.