Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 111, datë 12 qershor 2020

Më datë 10.6.2020, Këshilli i Ministrave përmes aktit normativ nr. 25/2020 vendosi të shtojë një dispozitë kalimtare në ligjin nr. 8952/2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar.  Dispozita e lartpërmendur zgjat afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.