Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 136, datë 21 korrik 2020

Më datë 9.7.2020, Kuvendi i Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 89/2020, përmes të cilit kryhet një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin e shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar. Miratimi i këtij ligji lehtëson shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 75 vjeç, për të cilët tashmë dokumenti i letërnjoftimit elektronik do të lëshohet pa afat.