Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 33, datë 18 mars 2019

Më datë 5.03.2019, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 11/2019, përmes të cilit kryhet një shtesë në ligjin 8952/2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar. Konkretisht, ligji i ri zgjat afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike të shtetasve shqiptarë, të cilat janë lëshuar nga data 9.2.2009 deri në datën 31.12.2009 dhe që përfundon brenda vitit 2019, deri në datën 31.12.2019.