Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 197, datë 12 nëntor 2020

Më datë 15.10.2020, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 123/2020, përmes të cilit është kryer një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Konkretisht, në saje të kësaj shtese që ka si qëllim nxitjen dhe mbështetjen e investimeve në fushën e sportit, tashmë parashikohet aplikimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së në nivelin 6%, për furnizimin e shërbimit të punimeve të ndërtimit për investimet shtetërore të klubeve/federatave sportive apo për investimet e subjekteve private në infrastrukturën sportive, të përcaktuar në legjislacionin e fushës së sportit.