Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Fletorja Zyrtare nr. 111, datë 30 korrik 2018
Më datë 9.7.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 40/2018, përmes të cilit është kryer një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Konkretisht, duke filluar nga data 1 janar 2019, për strukturat që zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si agroturizëm do të aplikohet reduktimi i tatimit mbi vlerën e shtuar në masën 6% për furnizimin e shërbimit të akomodimit dhe restorantit, me përjashtim të pijeve.