Për një shtesë në Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006. “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
Fletorja Zyrtare nr. 53, datë 28 mars 2020
Më datë 27.03.2020, me aktin normativ nr. 11, Këshilli i Ministrave vendosi të kryejë një shtesë në Ligjin nr. 9632/2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar. Akti normativ i lartpërmendur lehtëson bizneset për sa i përket pagesës së taksës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, duke shtyrë afatin e pagesës së kësaj takse, konkretisht brenda datës 20 tetor 2020 për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2020 dhe brenda datës 20 dhjetor 2020 për tremujorin e tretë dhe të katërt.