Për një shtesë në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 111, datë 30 korrik 2018 

Më datë 9.7.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 41/2018, përmes të cilit është kryer një shtesë në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar. Konkretisht, duke filluar nga data 1 janar 2019, investimet e subjekteve që zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si agroturizëm do të përjashtohen nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë.