Për një shtesë në vendimin nr. 584, datë 28.8.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së Këshillit të Ministrave”, të ndryshuar
Fletorja Zyrtare nr. 154, datë 29 tetor 2018
Më datë 24.10.2018, me vendimin nr. 613, Këshilli i Ministrave vendosi të kryejë një shtesë në tekstin e rregullores së Këshillit të Ministrave. Konkretisht, është shtuar parashikimi se kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të përcaktuara në rregulloren e lartpërmendur, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen e tij në Këshillin e Ministrave, në mungesë të Sekretarit të Përgjithshëm ose me autorizimin e tij, do të ushtrohen nga drejtuesi në varësi të drejtpërdrejtë, i cili është përgjegjës për çështjet e legjislacionit dhe të akteve rregullatore në Kryeministri.