Për një shtesë në vendimin nr. 78, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”
Fletorja Zyrtare nr. 78, datë 29 maj 2018
Më datë 23.5.2018, me vendimin nr. 302, Këshilli i Ministrave vendosi të kryejë një shtesë në vendimin e tij të mëparshëm nr. 78/2015.
Konkretisht, në lidhje me pensionet e pleqërisë për punonjësit që kanë punuar në miniera, në nëntokë, tashmë parashikohet se si periudhë sigurimi do të konsiderohet edhe puna e kryer gjatë gjithë ditës në nëntokë, në profesionet: mekanik, elektricist dhe punonjës të tjerë të nëntokës në miniera dhe gjeologji.