Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore

Fletorja Zyrtare nr. 61, datë 30 prill 2018

Më datë 26.4.2018, me vendimin nr. 221, Këshilli i Ministrave vendosi mbi organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.

Kjo Agjenci është person juridik publik, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë, që ka si mision mirëqeverisjen e burimeve ujore, në mënyrë që të  përmbushen të gjitha nevojat jetësore.

Vendimi përmban një sërë rregullash që lidhen me organizimin, funksionimin, përgjegjësitë dhe detyrat e Agjencisë dhe Zyrave të Administrimit të Baseneve Ujore.