Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera

Fletorja Zyrtare nr. 60, datë 27 prill 2018

Më datë 20.4.2018, me vendimin nr. 214, Këshilli i Ministrave vendosi mbi organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera.

Autoriteti i lartpërmendur është person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për veprimtaritë minerare, me seli në Tiranë. Veprimtaria e këtij Autoriteti lidhet me sigurinë në punë, por edhe me emergjencat që ndodhin në veprimtarinë minerare dhe punimet nëntokësore të veprave hidroenergjetike.

Gjithashtu, vlen të përmendim se struktura dhe organika e këtij Autoriteti miratohen nga Kryeministri, sipas ligjit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.