Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit për Pakicat Kombëtare

Fletorja Zyrtare nr. 176, datë 13 dhjetor 2018

Më datë 12.12.2018, me vendimin nr. 726, Këshilli i Ministrave vendosi lidhur me organizimin dhe funksionimin e Komitetit për Pakicat Kombëtare, i cili është person juridik, publik, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë. Ky Komitet ka për qëllim të sigurojë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të pakicave kombëtare, sipas parashikimeve ligjore në fuqi dhe duke e shtrirë veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, vendimi parashikon se strukturat aktuale të Komitetit Shtetëror për Minoritetet do të vazhdojnë funksionimin e tyre deri në fillimin e funksionimit të plotë të Komitetit për Pakicat Kombëtare.