Për përcaktimin e organizatave të punëdhënësve dhe të punëmarrësve në Këshillin Kombëtar të Punës

Fletorja Zyrtare nr. 34, datë 13 mars 2018

 

Më datë 7.3.2018, me vendimin nr. 129, Këshilli i Ministrave vendosi të përcaktojë anëtarët në Këshillin Kombëtar të Punës për organizatat e punëdhënësve dhe ato të punëmarrësve.

Së pari, në pikën 1 të këtij vendimi parashikohet se anëtarë të Këshillit Kombëtar të Punës për organizatat e punëdhënësve janë: a) Bashkimi i Bizneseve Shqiptare (BIZNES ALBANIA): 1 anëtar, 1 kandidat; b) Shoqata Shqiptare e Bankave (SHSHB): 1 anëtar, 1 kandidat; c) Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë (SHNSH): 1 anëtar, 1 kandidat; ç) Shoqata Shqiptare e Turizmit (SHSHT): 1 anëtar, 1 kandidat; d) Shoqata e Bizneseve të Ushqim-Pijeve (SHBUP): 1 anëtar, 1 kandidat; dh) Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (SHSHTI): 1 anëtar, 1 kandidat; e) Bashkimi i Investitorëve dhe Industrialistëve Shqiptarë (BI&ISH): 1 anëtar, 1 kandidat; ë) Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve (DHKPV): 1 anëtar, 1 kandidat; f) Byroja Shqiptare e Sigurimeve (BSHS): 1 anëtar, 1 kandidat; g) Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH): 1 anëtar, 1 kandidat.

Gjithashtu, pika 1 e këtij vendimi parashikon se anëtarë të Këshillit Kombëtar të Punës për organizatat e punëmarrësve janë: a) Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH): 1 anëtar, 1 kandidat; b) Aleanca e Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë (ASASH): 1 anëtar, 1 kandidat; c) Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë (SPMSH): 1 anëtar, 1 kandidat; ç) Sindikata e Re e Naftëtarëve të Shqipërisë (SRNSH): 1 anëtar, 1 kandidat; d) Sindikata Autonome e Ushqimit, Tregtisë, Turizmit (SAUTT): 1 anëtar, 1 kandidat; dh) Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH): 1 anëtar, 1 kandidat; e) Federata e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë (FPISH): 1 anëtar, 1 kandidat; ë) Federata e Sindikatave të Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor (FSPSHSH): 1 anëtar, 1 kandidat; f) Federata e Sindikatave të Punonjësve të Artizanatit dhe Manifakturës (FSPAM): 1 anëtar, 1 kandidat; g) Federata e Sindikatave të Shërbimeve Financiare, Tregtisë, Bankës e Turizmit: 1 anëtar, 1 kandidat.

Më tej, vendimi parashikon se emërimi i anëtarëve dhe i kandidatëve të Këshillit Kombëtar të Punës bëhet nga ministri përgjegjës për punën, sipas propozimeve të organizatave të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

Dhe së fundi, ky vendim shfuqizon vendimin e mëparshëm të Këshillit të Ministrave nr. 1060, datë 14.12.2013, “Për caktimin e numrit të përfaqësuesve të organizatave të punëmarrësve dhe të punëdhënësve”.