Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi

Fletorja Zyrtare nr. 189, datë 28 dhjetor 2018 

Më datë 26.12.2018, me vendimin nr. 809, Këshilli i Ministrave vendosi rritjen e pagës minimale në vend. Konkretisht, paga bazë minimale mujore në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik ose fizik, vendës ose i huaj, do të jetë 26 000 lekë. Sipas këtij vendimi, paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Vendimi i lartpërmendur përcakton gjithashtu se paga bazë minimale për një orë pune do të jetë 149 lekë.