Për përcaktimin e zonës ku do të lejohet vendosja e lojës së fatit, e kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranë

Fletorja Zyrtare nr. 161, datë 9 shtator 2020

Më datë 2.9.2020, me vendimin nr. 689, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë zonën ku do të lejohet ushtrimi i veprimtarisë së lojës së fatit, e kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës, prej subjekteve juridike të pajisura me licencën për kategorinë “Kazino”. Kjo zonë ndodhet brenda kufizimeve të rrugëve në vijim: “Rruga e Barrikadave; rruga “Urani Pano”; rruga “Dedë Gjo Luli”; rruga “Ibrahim Rugova”; Bulevardi “Zhan d’Ark”; rruga “Xhorxh W. Bush”.