Për përjashtimin nga skema dhe revokimin e certifikatës së sigurimit të depozitave të Bankës NBG Albania sh.a., të përthithur nga Banka Amerikane e Investimeve sh.a.
Fletorja Zyrtare nr. 139, datë 27 shtator 2018
Pas dhënies së miratimit paraprak të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për përthithjen e Bankës NBG Albania nga Banka Amerikane e Investimeve, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave me vendimin nr. 22, datë 14.9.2018, vendosi të përjashtojë nga skema e sigurimit të depozitave Bankën NBG Albania, si dhe të revokojë certifikatën e sigurimit të depozitave të Bankës NBG Albania sh.a.