Për përjashtimin nga skema dhe revokimin e certifikatës së sigurimit të depozitave të Bankës Veneto sh.a., të përthithur nga Banka Intesa Sanpaolo Albania sh.a.

Fletorja Zyrtare nr. 139, datë 27 shtator 2018

Pas dhënies së miratimit paraprak të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për përthithjen e Bankës Veneto nga Banka Intesa Sanpaolo Albania, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave me vendimin nr. 21, datë 14.9.2018, vendosi të përjashtojë nga skema e sigurimit të depozitave Bankën Veneto, si dhe të revokojë certifikatën e sigurimit të depozitave të Bankës Veneto sh.a.