Për prodhimin, transmetimin dhe financimin e emisioneve të posaçme televizive, arsimore dhe kulturore, të dedikuara për diasporën

Fletorja Zyrtare nr. 166, datë 21 nëntor 2018

Më datë 14.11.2018, me vendimin nr. 690, Këshilli i Ministrave vendosi lidhur me prodhimin e emisioneve të posaçme televizive për mësimin e gjuhës shqipe dhe për kulturën shqiptare, të cilat i dedikohen diasporës. Konkretisht, emisioni për mësimin e gjuhës shqipe do të prodhohet nga Radiotelevizioni Shqiptar, ndërsa emisioni për kulturën shqiptare do të prodhohet nga Ministria e Kulturës. Gjithashtu, vendimi parashikon se këto emisione të posaçme televizive do të transmetohen nga Radiotelevizioni Shqiptar dhe do të financohen nga buxheti i shtetit.