Për punësimin e studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, për vitin 2019

Fletorja Zyrtare nr. 189, datë 28 dhjetor 2018

Më datë 26.12.2018, me vendimin nr. 766, Këshilli i Ministrave vendosi në lidhje me punësimin e studentëve ekselentë në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, për vitin 2019. Sipas këtij vendimi, duke filluar nga data 1 janar 2019, studentët që kanë përfunduar studimet universitare në secilin prej cikleve të arsimit të lartë me mesatare 9.00–10.00, të diplomuar duke filluar nga viti 2017 e në vijim, brenda dhe jashtë vendit, do të kenë prioritet për t’u punësuar në pozicionet vakante si specialist apo pozicione të barasvlefshme në institucionet e lartpërmendura, me kontratë të përkohshme 1-vjeçare. Vendimi përcakton gjithashtu se nga ky rregull përjashtohen pozicionet për të cilat legjislacioni përcakton kritere të posaçme në lidhje me vjetërsinë dhe zotërimin e certifikimeve të ndryshme.