Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin teknik 2017, për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitja e punësimit dhe arsimi profesional (shtim i dytë fondesh)”

Fletorja Zyrtare nr. 36, datë 16 mars 2018

 

Me ligjin nr. 11/2018, miratuar në datën 5.3.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, nisur nga dëshira për të forcuar dhe për të thelluar marrëdhëniet ekzistuese miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë dhe me qëllimin për të kontribuar në zhvillimin social dhe ekonomik në Republikën e Shqipërisë, vendosi të miratojë marrëveshjen midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi “Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitjen e punësimit dhe arsimin profesional (shtim i dytë fondesh)”.