Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar

Fletorja Zyrtare nr. 60, datë 30 prill 2019

 Më datë 18.4.2019, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr. 24/2019, përmes të cilit vendosi të ratifikojë marrëveshjen për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar, e cila ka si qëllim thjeshtësimin dhe përshpejtimin e verifikimeve kufitare, duke lehtësuar kështu qarkullimin e shtetasve dhe të mallrave.