Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Qeverisë së Malit të Zi, Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për ngritjen e taskforcës mjekësore të Ballkanit

Fletorja Zyrtare nr. 36, datë 16 mars 2018

 

Me ligjin nr. 10 të 2018, miratuar në datën 5.3.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të ratifikojë marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Qeverisë së Malit të Zi, Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për ngritjen e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit.

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është rregullimi i procedurave dhe përgjegjësive ndërmjet Palëve për ngritjen dhe funksionimin e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit.

Kjo marrëveshje përmban një sërë dispozitash lidhur me misionin dhe aktivizimin e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit (BMTF), strukturën, marrëdhëniet e komandimit dhe vendimmarrjen në BMTF-në, gjuhët zyrtare dhe të punës, aspektet financiare, Shtetin pritës dhe mbështetjen e shtetit kuadër, konsideratat juridike, pranimin në BMTF dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e BMTF-së, klauzolat e sigurisë, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, marrëveshjet zbatuese, si dhe dispozita të fundit.