Për ratifikimin e marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë

Fletorja Zyrtare nr. 135, datë 3 tetor 2019

Më datë 12.9.2019, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr. 58/2019, “Për ratifikimin e marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë”. Me ratifikimin e kësaj marrëveshje, qytetarët që kanë jetuar dhe punuar në të dyja vendet do të mund të bashkojnë periudhat e sigurimit për përfitimin e pensionit të pleqërisë, pensionit familjar apo atij të invaliditetit. Gjithashtu, marrëveshja parashikon edhe eksportimin e përfitimeve të sigurimeve shoqërore, që nënkupton se përfitimi do t’ju paguhet qytetarëve pavarësisht se ku ata zgjedhin të jetojnë.