Rregullore ‘’Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre’’

Fletorja Zyrtare nr. 196, datë 25 tetor 2016

 

Banka e Shqipërisë me vendimin nr. 105, datë 5.10.2016 ka miratuar një rregullore e cila ka si qëllim përcaktimin e rregullave për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e SHKK-ve dhe Unioneve të tyre.

Në rregullore fillimisht renditen parimet dhe rregullat bazë të drejtimit të përgjegjshëm dhe efektiv të SHKK-së ku theksohet përgjegjësia e organeve drejtuese për të njohur qartë dhe plotësisht profilin e rrezikut, përcaktimi i një sistemi për ta parandaluar në mënyrë që nivelet e kapitalit ta mbulojnë mjaftueshëm rrezikun, krijimi dhe zhvillimi i i sistemit të administrimit të rrezikut , njësisë së kontrollit të brendshëm dhe përcaktimi e miratimi i politikave të shpërblimit.

Në vijim rregullorja përmban dispozita mbi ekspozimin ndaj rrezikut dhe kufizimet përkatëse, administrimin e rrezikut të kredisë dhe dhe administrimin e disa rreziqeve të tjera si ai i likuiditetit, rrezikut operacional, parandalimit të pastrimit të parave.

Në kreun e IV dhe V parashikohen përkatësisht kërkesa lidhur me zbatimin e parimit të transparencës me anëtarët si dhe kërkesat raportuese e masat mbikëqyrëse.