Rregullore për kërkesat dhe kriteret që duhet të plotësohen për ushtrimin e veprimtarisë së operatorit turistik

Fletorja Zyrtare no. 195, datë 21 tetor 2016

 

Këshilli i Ministrave miratoi një rregullore (nr. 710, datë 12.10.2016 ‘’Për kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së agjencisë së udhëtimit’’), e cila përcakton kriteret dhe kërkesat që duhet të plotësojë cdo person fizik/juridik dhe sipërmarrje që ushtron veprimtarinë nëpërmjet platformave elektronike për t’u licencuar për të ushtruar veprimtarinë e operatorit turistik në Republikën e Shqipërisë.

Rregullorja përmban dhe dispozita mbi përfaqësimin e operatorit turistik nga përfaqësuesi ligjor (administrator) dhe drejtuesi teknik.