Rregullore për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme

Fletorja Zyrtare no. 195, datë 21 tetor 2016

 

Këshilli i Ministrave miratoi një rregullore (nr. 712, datë 12.10.2016 ‘’ Për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme’’ ) e cila shtrin fushën e veprimit në tre drejtime kryesore:

  1. a) organizimin dhe funksionimin e strukturave që kryejnë e mbështesin procesin e licencimit të individëve dhe shoqërive në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme;
  2. b) përcaktimin e kritereve, procedurave dhe kompetencave ligjore që duhen plotësuar për të marrë licencën;
  3. c) të drejtat që kanë individët dhe subjektet juridike për t’u pajisur me licencë, ndryshimet e licencave dhe masat administrative për rastet e veprimeve në kundërshtim me dispozitat në fuqi gjatë ushtrimit të aktivitetit.