Rregullore për kushtet dhe kriteret për projektimin dhe ndërtimin e strukturave akomoduese

Fletorja Zyrtare no. 195, datë 21 tetor 2016

 

Këshilli i Ministrave miratoi një rregullore (nr. 711, datë 12.10.2016 ‘’Për kushtet dhe kriteret për projektimin dhe ndërtimin e strukturave akomoduese’’), e cila përcakton kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë cdo person fizik/juridik që projekton ose ndërton objekte të strukturave akomoduese për të ofruar shërbime të akomodimit sipas ligjit 93/2015 ‘’Për turizmin’’.

Rregullorja përmban dispozita mbi kriteret e ndërtimit, qëndrueshmërinë e objekteve për strukturat akomoduese si dhe kushte për sigurinë e klientit, mbrojtjen e shëndetit, higjenën sanitare dhe mbrojtjen e mjedisit.