Rregullore për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe procedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese

Fletorja Zyrtare nr. 200, datë 31 tetor 2016

 

Me vendimin nr. 730, datë 20.10.2016 Këshilli i Ministrave miratoi një rregullore (‘’Për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe procedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese’’) e cila përcakton:

  • Kushtet dhe kriteret për klasifikimin e strukturave akomoduese;
  • Procedurat, afatet dhe strukturat administrative për klasifikimin e strukturave akomoduese;
  • Tarifat e aplikimit dhe kostot e verifikimit për marrjen e certifikatës së klasifikimit për secilën kategori të strukturave akomoduese.

Kjo rregullore zëvendëson pas shfuqizimit të bërë me këtë VKM rregulloren e mëparshme të vitit 2003.

Fillimisht rregullorja përmban dispozita ku përcaktohen kategoritë e strukturave akomoduese dhe dispozita mbi klasifikimin konkret të strukturave akomoduese i cili kryhet nga Komisioni pas plotësimit të kritereve dhe zbatimit të procedurave të përcaktuara në këtë rregullore dhe dispozita

Në vijim kreu III dhe IV trajtojnë përkatësisht procedurën për marrjen e certifikatës ku përcaktohet kategoria e strukturës akomoduese dhe rinovimin, ndryshimin dhe revokimin e kësaj certifikatë.

Së fundi, rregullorja përcakton tarifat që duhet të paguajë kërkuesi për klasifikim, riklasifikim ose rinovim të vlerësimit të strukturës akomoduese e shpjeguar me tabelë.

Në aneksin nr.1 të vendimit përcaktohen kushtet dhe kriteret e klasifikimit për cdo kategori strukture akomoduese si: bujtinë, fjetinë, kamping, hotel, motel, resort, qendër kurative, fjetje dhe mëngjes.

Aneksi nr.2 përmban një model të certifikatës së klasifikimit.