Rregullore ‘’Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre’’

Fletorja Zyrtare nr. 196, datë 25 tetor 2016

 

Banka e Shqipërisë me vendimin nr. 104, datë 5.10.2016 ka miratuar nje rregullore e cila ka për qëllim të përcaktojë kushtet, afatet, dokumentacionin dhe procedurat për:

  1. licencimin e shoqërive të kursim – kreditit dhe të Unioneve të tyre për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Shqipërisë;
  2. dhënien e miratimeve paraprake gjatë ushtrimit të veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe Unioneve të tyre;
  3. detyrimet e për njoftime në Bankën e Shqipërisë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre;
  4. përcaktimin e kritereve për organet e shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre;
  5. riorganizimin juridik të shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre.

Subjekt i rregullores janë personat që kërkojnë të licencohen si shoqëri kursim-krediti apo Unione të shoqërive të kursim- kreditit dhe shoqëritë e kursim-kreditit dhe Unionet e tyre të licencuara, nga Banka e Shqipërisë.