Rregullore për trajtimin e ankesave të depozituara pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut

Fletorja Zyrtare nr. 188, datë 10 tetor 2016

 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes me urdhrin nr.7478,datë 16.9.2016 miratoi një rregullore(datë 16.9.2016 ‘’Për trajtimin e ankesave të depozituara pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut’’), e cila ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurës në shqyrtimin e ankesave ndaj tyre dhe disiplinimin e subjekteve që veprojnë në tregun e produkteve joushqimore dhe/ose atyre që ushtrojnë veprimtari turistike biznesi(persona fizike/juridike,vendas/të huaj) si dhe garantimin e të drejtave të palëve, të cilat përfshihen në proces ankimimi pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Sipas rregullores krijohet Komisioni i Vlerësimit të Ankesave në varësi të ISHMT për garantimin e procesit të rregullt ligjor si organ i cili ka dy funksione kryesore: 1. Shqyrtimin e sjelljeve në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore të sjelljeve të mësipërme mbi bazën e informacioneve të besueshme; 2.Shqyrtimi i ankesave të palëve të interesuara të cënuara nga mospërmbushja sipas ligjit ose cilësisë së shërbimit si dhe tregtimi jashtë standarteve dhe/ose kushteve ligjore nga subjektet e përmendura më sipër.

Rregullorja vazhdon me sqarimin e hapave që duhen ndjekur sipas procedurës.