Saktësim mbi kushtet dhe procedurat për ushtrimin e veprimtarive në ujërat detare nën juridiksionin e Republikës së Shqipërisë

Fletorja Zyrtare nr. 190, datë 12 tetor 2016

 

Më datë 4.10.2016, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës ka miratuar një udhëzim (Udhëzimi nr. 3909/1 ‘’Mbi përcaktimin e kushteve, procedurave për ushtrimin e veprimtarive në ujërat detare nën juridiksionin e Republikës së Shqipërisë’’) e cila kryesisht trajton cështje lidhur me respektimin e mjedisit prej ekuipazhit të anijeve, trajnimin e nevojshëm të ekuipazhit si dhe të drejtat dhe detyrimet e përfaqësuesit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare në lidhje me to.

Udhëzimi zbatohet për veprimtaritë për qëllime tregtare në ujërat detare të Republikës së Shqipërisë dhe ka për subjekt:

  1. a) mjetet lundruese që kryejnë transport kombëtar pasagjerësh;
  2. b) mjetet lundruese që kryejnë transport kombëtar mallrash;
  3. c) mjetet lundrues që kryejnë shërbime portuale.

Udhëzimi sqaron se aplikimi për licencë për ushtrimin e aktivitetit të transportit kombëtar detar për subjektet e pikës 4, gërma ‘’a’’ dhe ‘’b’’ bëhët pranë QKB-së( Qendra Kombëtare e Biznesit) dhe në zbatim të akteve nënligjore në fuqi.