Shtesë në vendimin nr. 547, datë 9.8.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr.55, datë 21 mars 2017

Këshilli i Ministrave, me vendimin nr. 206, datë 9.8.2006, bën disa shtesa në vendimin e tij nr. 547, datë 9.8.2006.

Shtesa e bërë në këtë vendim konsiston në përmbajtjen e pikës 3, e cila përkatësisht shpreh se “Kryen, brenda fushës së veprimtarisë së vet, oponencën teknike për projektet e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, sipas tarifave të përcaktuara në aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi, me përjashtim të oponencës teknike për punimet e ndërtimit, që kryhet nga institucionet e përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.”

Vendimi ngarkon Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e tij.