Urdhër për miratimin e modelit të certifikatës dhe dokumentit identifikues zyrtar të udhërrëfyesit turistik

Fletorja Zyrtare nr.36, datë 2 mars 2017

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me urdhrin nr.1011, më 6.2.2017, urdhëroi miratimin e modelit të certifikatës dhe të dokumentit identifikues zyrtar të udhërrëfyesit turistik, sipas formës dhe modelit bashkëlidhur këtij urdhëri.

Së fundmi, ky urdhër ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm për ndjekjen e zbatimit të tij.