Vendim i Bankës së Shqipërisë për disa shtesa në rregulloren ‘’ Për kërkesat minimale të sigurisë në ambientet ku kryhen veprimtaritë bankare dhe financiare dhe për transportin e vlerave monetare’’

Fletorja Zyrtare nr. 196, datë 25 tetor 2016

 

 

Banka e Shqipërisë ka marrë vendimin nr. 107, datë 5.10.2016 me anë të të cilit janë bërë shtesat e mëposhtme në rregulloren ‘’Për kërkesat minimale të sigurisë në ambientet ku kryhen veprimtaritë bankare dhe financiare dhe për transportin e vlerave monetare’’:

  1. a) Në fund të nenit 2 shtohet togfjalëshi “si dhe të nenit 61, shkronja “b” dhe nenit 65, pika 4, të ligjit nr. 52/2016, datë 19.5.2016, “Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe Unionet e tyre”;
  2. b) Në nenin 3, në titullin e kreut III, si dhe në pikat 1, 3 dhe 5, të nenit 13, pas togfjalëshit “zyrat e këmbimit valutor”, shtohet togfjalëshi “shoqëritë e kursim-kreditit dhe Unionet e tyre”;
  3. c) Në fund të pikës 1, të nenit 4, shtohet togfjalëshi “dhe në nenin 3, të ligjit nr. 52/2016, datë 19.5.2016, “Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe Unionet e tyre”;
  4. d) Në fund të nenit 15, shtohet togfjalëshi “dhe në ligjin nr. 52/2016, datë 19.5.2016, “Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe Unionet e tyre”.