Vendim i Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 90, datë 20 qershor 2018

Më datë 4.6.2018, me vendimin nr. 127, ERE vendosi të miratojë një Kod rrjeti i cili përcakton kërkesat për lidhjet në rrjet të sistemeve të tensionit të lartë të rrymës së vazhduar dhe moduleve të parkut gjenerues të lidhur me rrymë të vazhduar. Kodi i lartpërmendur siguron kushte të barabarta konkurrence në tregun e brendshëm të energjisë elektrike. Gjithashtu, garanton sigurinë e sistemit dhe lehtëson tregtimin e energjisë elektrike në hapësirën e Komunitetit të Energjisë.