Vendim i Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 90, datë 18 maj 2020

Më datë 22.4.2020, me vendimin nr. 68, ERE vendosi të miratojë Kodin e Rrjetit të Transmetimit të Gazit Natyror, i cili ka si qëllim kryesisht ofrimin e termave dhe kushteve standarde të hapura dhe transparente për transportin e gazit natyror përmes sistemit të transportit të gazit në Shqipëri nga shoqëritë e licencuara nga Enti Rregullator i Energjisë.