Vendim i Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 92, datë 22 qershor 2018

Më datë 4.6.2018, me vendimin nr. 128, ERE vendosi të miratojë Kodin e Rrjetit për Ngarkesën, i cili përcakton kërkesat për lidhjen në rrjet të objekteve që konsumojnë energji elektrike që lidhen në transmetim, objekteve dhe sistemeve të shpërndarjes etj. Rregullat e përcaktuara në këtë kod sigurojnë kushte të barabarta konkurrence në tregun e brendshëm të energjisë elektrike, por edhe lehtësojnë tregtinë e energjisë elektrike në të gjithë Unionin.