Vendim i ERE mbi miratimin e licencës TIP për Operimin e Sistemit të Transmetimit të Energjise Elektrike

Fletorja Zyrtare nr. 20, datë 9 shkurt 2017

Bordi i ERE (Enti Rregullator i Energjisë) me vendimin nr.9, datë 19.1.2017, vendosi të miratojë licencën TIP për Operimin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike.

Në këtë vendim ERE konstaton se OST sh.a.është subjekt i cili në përmbushje të kushteve përkatëse, pajiset me licencë në ERE, i cili është organi përgjegjës për dhënien e licencës së Operimit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike.

Njoftimi i OST sh.a. dhe palëve të interesuara për vendimin e Bordit të ERE-s do të kryhet nga Drejtoria Juridike dhe e mbrojtjes së Konsumatorit.