Vendime të Entit Rregullator të Energjisë
Fletorja Zyrtare nr. 153, datë 26 tetor 2018
Më datë 11.10.2018, me vendimin nr. 214, ERE vendosi të miratojë Kodin e Rrjetit mbi Rregullat e Ndërveprimit dhe të Shkëmbimit të të Dhënave në sektorin e gazit natyror.
Më datë 11.10.2018, me vendimin nr. 215, ERE vendosi transferimin e licencës së furnizimit të energjisë elektrike, miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 97/2014, të shoqërisë Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike sh.a. te shoqëria Furnizuesi i shërbimit universal sh.a. Gjithashtu, vendimi parashikon se detyrimi i shërbimit universal të furnizimit të energjisë elektrike kalon nga shoqëria Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike sh.a. te shoqëria Furnizuesi i shërbimit universal sh.a.
Më datë 11.10.2018, me vendimin nr. 216, ERE vendosi transferimin e licencës në operimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 96/2014, të shoqërisë Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike sh.a. te shoqëria Operatori i sistemit të shpërndarjes sh.a.
Më datë 11.10.2018, me vendimin nr. 217, ERE vendosi të japë autorizimin për ndryshimin e ortakut të vetëm të shoqërisë Danske Commodities A/S, nëpërmjet blerjes së 100% të kuotave të kapitalit të kësaj shoqërie nga shoqëria norvegjeze Equinor.
Më datë 11.10.2018, me vendimin nr. 218, ERE vendosi të shfuqizojë vendimin e mëparshëm nr. 133, datë 7.6.2018, me të cilin pranonte kërkesën e shoqërisë Çaushi-Energji sh.p.k. për modifikimin e licencës së prodhimit të energjisë elektrike me kushtin që kjo shoqëri të depozitonte në ERE brenda 3 muajve nga marrja dijeni e vendimit lejet përkatëse për fuqinë e instaluar 1450 kw. Shfuqizimi i vendimit të mëparshëm, si dhe refuzimi i kërkesës së shoqërisë Çaushi-Energji sh.p.k. erdhi si pasojë e mospërmbushjes së kushtit të lartpërmendur nga ana e shoqërisë Çaushi-Energji sh.p.k.
Më datë 11.10.2018, me vendimin nr. 219, ERE vendosi të licencojë shoqërinë DON-UCD sh.p.k. në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.
Më datë 11.10.2018, me vendimin nr. 220, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë Ener Trade sh.p.k. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.
Më datë 11.10.2018, me vendimin nr. 221, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë Ener Trade sh.p.k. në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.
Më datë 16.10.2018, me vendimin nr. 223, ERE vendosi të miratojë kërkesat minimale, kriteret profesionale, si dhe kriteret e tjera përzgjedhëse për pozicionin e zyrtarit të përputhshmërisë. Me të njëjtin vendim Bordi i ERE-s vendosi të japë miratimin paraprak për zyrtarin e përputhshmërisë së OST-së të gazit natyror, z. Elvis Ponari.