Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 23, datë 26 shkurt 2019

Më datë 18.02.2019, me vendimin nr. 17, ERE vendosi të fillojë  procedurën për rinovimin e licencës nr. 230, seria FK14, të shoqërisë Ayen Energy Trading sh.a., në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.

Më datë 18.02.2019, me vendimin nr. 18, ERE vendosi të fillojë  procedurën për rinovimin e licencës nr. 229, seria T14, të shoqërisë Ayen Energy Trading sh.a., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.

Më datë 18.02.2019, me vendimin nr. 19, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e disa shtesave në “Rregullat e përkohshme të mekanizmit balancues”, miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 193/2017.

Më datë 18.02.2019, me vendimin nr. 20, ERE vendosi të kryejë një ndryshim në vendimin nr. 245/2018 lidhur me licencimin e shoqërisë Renrgy Trading Group sh.p.k., në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike. Konkretisht, pas përmbushjes së kushteve të parashikuara në vendimin e lartpërmendur nga ana e shoqërisë Renrgy Trading Group sh.p.k., Ere vendosi të shfuqizojë pikat e vendimit nr. 245/2018 lidhur me kushtet tashmë të përmbushura nga ana e shoqërisë.

Më datë 18.02.2019, me vendimin nr. 21, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë Kastrati Energy sh.p.k., në veprimtarinë e furnizimit me energji elektrike, për një afat 5-vjeçar.

Më datë 18.02.2019, me vendimin nr. 22, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë Kastrati Energy sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike për një afat 5-vjeçar.

Më datë 18.02.2019, me vendimin nr. 23, ERE vendosi të miratojë çmimin e furnizimit me energji elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV të cilët furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për muajin janar 2019 në vlerën 18.73 lekë/kWh.