Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 34, datë 19 mars 2019

 Më datë 7.03.2019, me vendimin nr. 38, ERE vendosi të licencojë shoqërinë Kastrati Energy sh.p.k. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.

Më datë 7.03.2019, me vendimin nr. 39, ERE vendosi të licencojë shoqërinë Kastrati Energy sh.p.k. në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.

Më datë 7.03.2019, me vendimin nr. 40, ERE vendosi të fillojë procedurat për miratimin e “Udhëzuesit për monitorimin e tregut të energjisë elektrike”.