Vendime të Entit Rregullator të Energjisë
Fletorja Zyrtare nr. 55, datë 19 prill 2019
Më datë 3.4.2019, me vendimin nr. 53, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e “Rregullores për kriteret standarde minimale të cilësisë së shërbimit dhe furnizimit tërrjeteve të gazit natyror”.
Më datë 3.4.2019, me vendimin nr. 54, ERE vendosi të fillojë procedurat për shqyrtimin e planit të investimeve për vitin 2019 për shoqërinë OST sh.a., me kusht që shoqëria të depozitojë në ERE jo më vonë se 15 ditë nga marrja dijeni e këtij vendimi aplikimin sipas kushteve të parashikuara në rregulloren e procedurave të paraqitjes dhe miratimit të planit të investimeve nga operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, si dhe të plotësojë të gjitha mangësitë e vërejtura nga analiza e dokumentacionit që shoqëria OST sh.a. ka paraqitur në ERE.
Më datë 3.4.2019, me vendimin nr. 55, ERE vendosi të miratojë çmimin e furnizimit me energji elektrike nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit prej 13.40 lekë/kWh për muajin mars 2019.
Më datë 3.4.2019, me vendimin nr. 56, ERE vendosi të fillojë procedurën për transpozimin e Rregullores 2017/459 “Mbi themelimin e kodit të rrjetit për mekanizmat e alokimit të kapaciteteve në sistemet e transmetimit të gazit natyror”.