Vendime të Entit Rregullator të Energjisë
Fletorja Zyrtare nr. 79, datë 30 maj 2019
Më datë 10.5.2019, me vendimin nr. 68, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e draftkontratës për shitblerjen e energjisë elektrike ndërmjet shoqërisë së prodhimit të energjisë elektrike/KESH sh.a. dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal/OSHEE sh.a. për periudhën 1.3.2019-31.12.2019.
Më datë 10.5.2019, me vendimin nr. 69, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “Terna Energy Trading” sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.
Më datë 10.5.2019, me vendimin nr. 70, ERE vendosi të fillojë procedurën për modifikimin e licencës së shoqërisë Henz Energy sh.p.k., me nr. 158, në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et “Darsi 1”, “Darsi 2”, “Darsi 3”. Konkretisht, modifikimi në fjalë do të pasqyrojë pakësimin e numrit të HEC-eve nga 3 në 2, si dhe rritjen e kapacitetit total të instaluar nga 0.939 kW që ishte në 14963 kW.
Më datë 10.5.2019, me vendimin nr. 71, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “Power and Gas Operations” sh.p.k. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.
Më datë 10.5.2019, me vendimin nr. 72, ERE vendosi të licencojë shoqërinë “Smart Watt” sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me fuqi të instaluar 2 mw, në zonën Sheq Marinas, Bashkia Fier, për një afat 25- vjeçar.
Më datë 10.5.2019, me vendimin nr. 74, ERE vendosi të miratojë kërkesën e shoqërisë OSHEE sh.a. lidhur me miratimin e marrëveshjes për sigurimin e shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike, datë 10.04.2019, nënshkruar midis shoqërisë OSHEE sh.a. dhe shoqërisë Kastrati Energy sh.p.k.
Më datë 10.5.2019, me vendimin nr. 75, ERE vendosi të miratojë çmimin e furnizimit me energji elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV të cilët furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit prej 13.67 lekë/kWh për muajin prill 2019.