Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 242, datë 10 janar 2018

Më datë 28.12.2017, me vendimin nr. 209, ERE vendosi miratimin e “Planit të investimeve të OSHEE sh.a. për vitin 2017” në vlerën 12 555 266 570 lekë, me fondet e veta dhe 3 467 648 000 lekë me huan e Bankës Botërore. Më datë 28.12.2017, me vendimin nr. 210, ERE vendosi për miratimin e tarifës së shërbim- it të transmetimit të energjisë elektrike nga OST sh.a. për vitin 2018, e cila do të jetë 0,75 lekë/ kwh. Më datë 28.12.2017, me vendimin nr. 211, ERE vendosi të fillojë procedurën për shqyrtimin e aplikimit të OSHEE sh.a. për përcaktimin e tarifave të shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike për nivele tensioni për vitin 2018, si dhe të lërë në fuqi çmimet me pakicë për klientët që shërbehen nga furnizuesi i shër- bimit universal për vitin 2018. 7 Buletini Ligjor – Dhjetor 2017 Më datë 28.12.2017, me vendimin nr. 212, ERE vendosi të miratojë planin e investimeve të OST sh.a. për vitin 2017, në vlerën 2,183,846,979 lekë, si dhe planin dhjetëvjeçar, 2015–2025, të zhvillimit të rrjetit të transmetimit në vlerën 285,437,528 euro.

Më datë 28.12.2017, me vendimin nr. 213, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e rregullores “Mbi kushtet specifike për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të klientëve në nevojë”.

 

Fletorja Zyrtare nr. 237, datë 5 janar 2018

Më datë 18.12.2017, ERE miratoi vendimin nr. 208 “Mbi përcaktimin e pagesave të rregullimit për vitin 2017” përmes të cilit vendosi të miratojë pagesat e rregullimit për të licencuarit në sektorin e energjisë elektrike dhe sektorin e gazit natyror, për vitin 2017. Bashkëngjitur vendimit të mësipërm jepet një tabelë e cila përcakton pagesat rregullatore për secilin të licencuar në sektorin e energjisë elektrike dhe sektorin e gazit natyror. Në rast se i licencuari nuk bën pagesën brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit, ERE ka të drejtë të aplikojë masat adminis- trative, në përputhje me nenin 107, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe nenin 106, të ligjit 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”.

Fletorja Zyrtare nr. 220, datë 15 dhjetor 2017

Më datë 4.12.2017, me vendimin nr. 201, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë mbasi shqyrtoi “Draftmetodologjinë e përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit”, vendosi ta miratojë atë. Qëllimi i kësaj Metodologjie është përcaktimi i çmimit të shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga furnizuesi i mundësisë së fundit, bazuar në parime të qarta të llogaritjes së kostove që lidhen me këtë shërbim dhe detajimi i të dhënave të nevojshme për përcaktimin e çmi- meve të drejta dhe transparente. Metodologjia zbatohet për të licencuarin e ngarkuar për shërbimin e furnizuesit të mundë- sisë së fundit në sektorin e energjisë elektrike, i caktuar në përputhje me përcaktimet e pikës 2, të nenit 87, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”. Furnizues i mundësisë së fundit do të thotë një person i pajisur me licencë për ushtrimin e një veprimtarie në sektorin e energjisë elektrike, i caktuar nga ERE për të ushtruar funksionin e furnizuesit të mundësisë së fundit, sipas ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”. Ai ofron për një periudhë të kufizuar kohe shërbimin e furnizimit në kushte të rregulluara ndaj konsumatorëve, të cilët nuk kanë mundur të kontraktojnë vetë një furnizues ose kanë humbur furnizuesin e tyre. Draftmetodologjia e lartëpërmendur parashikon se përcaktimi i çmimit të furnizimit nga furnizuesi i mundësisë së fundit do të monitorohet dhe do të kontrollohet nga ERE. Gjithashtu, furnizuesi i mundësisë së fundit ka detyrimin të mirëmbajë dhe të publikojë në faqen e internetit, informata rreth shërbimit të furnizimit të mundësisë së fundit, tarifat e furnizimit për muajt paraardhës për kategori të ndryshme të konsumatorëve dhe vlerësimin e përafërt për tarifat që mund të aplikohen në muajin pasardhës, për konsumatorët që mund të furnizohen nga ky furnizues.