Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 148, datë 4 nëntor 2019

Më datë 14.10.2019, me vendimin nr. 151, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë Elva 2001 sh.a, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga Hec “Mivas”, me kapacitet të instaluar 1940 kW.

Më datë 14.10.2019, me vendimin nr. 152, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në “Rregulloren për lidhjet e reja në sistemin e shpërndarjes”, të ndryshuar.

Më datë 21.10.2019, me vendimin nr. 153, ERE vendosi të licencojë shoqërinë ELECTRAL BATRA HPP sh.p.k, në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.