Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 145, datë 29 tetor 2019

Më datë 4.10.2019, me vendimin nr. 146, në vijim të kërkesës së shoqërisë OSHEE sh.a., ERE vendosi shtyrjen e afatit të pagesës së faturave për blerjen e energjisë elektrike në treg të parregulluar nga ana e OSHEE sh.a., deri në 31.12.2019.

Më datë 4.10.2019, me vendimin nr. 147, ERE vendosi të fillojë procedurën për rinovimin e licencës së shoqërisë Furnizuesi i Shërbimit Universal sh.a., në veprimtarinë e   furnizimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.

Më datë 4.10.2019, me vendimin nr. 148, ERE vendosi të refuzojë kërkesën e shoqërisë OST sh.a. për miratimin e disa shtesave në “Rregullat e përkohshme të mekanizmit balancues”,  miratuar me vendimin e ERE-s nr. 193/2017.