Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 156, datë 19 nëntor 2019

Më datë 4.11.2019, me vendimin nr. 164, ERE vendosi të rinovojë licencën e shoqërisë Furnizuesi i Shërbimit Universal sh.a., në veprimtarinë e Furnizimit të Energjisë, për një afat 5-vjeçar, duke filluar vlefshmërinë e saj nga data 21.12.2019.

Më datë 4.11.2019, me vendimin nr. 165, ERE vendosi të miratojë çmimin e furnizimit me energji elektrike nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit prej 14.01 lekë/kWh, për muajin tetor 2019.

Më datë 4.11.2019, me vendimin nr. 166, ERE vendosi të miratojë Rregulloren mbi sistemin e njësuar të llogarive për shoqëritë e rregulluara në sektorin e gazit natyror.

Më datë 4.11.2019, me vendimin nr. 167, ERE vendosi mbi miratimin e draftkontratës për shitblerjen e energjisë elektrike ndërmjet shoqërisë KESH sh.a. dhe OSHEE sh.a. për furnizimin e klientëve fundorë për periudhën kohore 1.1.2019 – 31.12.2019.

Më datë 4.11.2019, me vendimin nr. 168, ERE vendosi të fillojë procedurën për miratimin e Kodit të Rrjetit që Harmonizon Strukturat Tarifore të Transmetimit të Gazit.