Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 171, datë 16 dhjetor 2019

Më datë 2.12.2019, me vendimin nr. 192, ERE vendosi të licencojë shoqërinë Kroi Mbret Energji sh.p.k., në  veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.

Më datë 2.12.2019, me vendimin nr. 193, ERE vendosi të fillojë procedurën për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vogla të rinovueshme nga dielli me fuqi të instaluar deri në 2mw dhe nga era me fuqi të instaluar deri në 3 mw, për vitin 2019.

Më datë 3.12.2019, me vendimin nr. 194, ERE vendosi të shprehë opinionin e saj pozitiv lidhur me propozimin e OST sh.a. për dhënien në përdorim të një pjese të infrastrukturës së fibrës optike për palët e treta.