Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 28, datë 5 mars 2020

Më datë 10.02.2020, me vendimin nr. 23, ERE vendosi të miratojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për muajin janar 2020 në vlerën 12.49 lekë/kWh.

Më datë 10.02.2020, me vendimin nr. 24, ERE vendosi se për një periudhë tranzitore, deri në miratimin e rregullave të tregtimit të Energjisë elektrike, Furnizuesi i Tregut të Lirë sh.a., për qëllim të procedurës së shitjes së tepricave të prodhuara nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike, do të përdorë “Rregullat e përgjithshme të organizimit të aktivitetit tregtar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sh.a.”

Më datë 10.02.2020, me vendimin nr. 25, ERE vendosi të miratojë kërkesën e shoqërisë “SA’GA MAT” sh.p.k., për lënien peng të aseteve të luajtshme të ardhshme apo të tashme dhe vendosjen e hipotekës mbi asetet e paluajtshme që do t’u përkasin HEC-eve “German 1” dhe “German 2”, në favor të bankës Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a., për efekt të dhënies së kredisë për financimin e ndërtimit të veprave hidroenergjetike “German 1” dhe “German 2”.

Më datë 10.02.2020, me vendimin nr. 26, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “GEGA-G” sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Prevalli” me kapacitet të instaluar 1750 kW, për një afat 30-vjeçar.

Më datë 10.02.2020, me vendimin nr. 27, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “GEGA-G” sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.

Më datë 10.02.2020, me vendimin nr. 28, ERE vendosi të shtyjë për një afat prej 20 ditëve pune,  shqyrtimin për aplikimin e shoqërisë Kroi Mbret Energji sh.p.k., për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-ET Backa 1, Backa 2, Backa A, Backa B, Backa C, me kapacitet total 7320 kw, për një afat 28 vjet e 5 muaj.